Slide

Fluidi lanson produktet e reja

Slide
Kompanitë kosovare kanë filluar të depërtojnë në tregun ndërkombëtar.

Kompanitë kosovare kanë filluar të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Shumë prodhues kosovarë kanë filluar që produktet e tyre kualitative t’i shesin në tregun ndërkombëtar edhe përkundër vështirësive që ata kanë në të bërit biznes. Edhe pse numri i atyre prodhuesve që shesin në tregun e jashtëm nuk është i madh, është shumë e rëndësishme që ata po prezantojnë produkte kualitative për konsumatorin e jashtëm.

Ndër ata prodhues që eksportojnë për tregun e jashtëm është edhe Fluidi, kompani e prodhimit të lëngjeve, e cila këto ditë ka lansuar 6 produkte të reja të lëngjeve të cilat veç se ka filluar që t’i eksportojë në tregje të mëdha si SHBA, Holandë, Suedi, Zvicër, Australi, dhe Shqipëri. Sigurisht që këto produkte për shkak të cilësisë së tyre kanë gjetur vend në raftet e marketeve në këto vende. Siç duket shijet origjinale portokall, boronicë, pjeshkë, mollë, mollë e gjelbër dhe vishnje, kanë tërhequr vëmendjen e blerësve të jashtëm dhe po konsumohen në këto vende.

Paketimet e reja e ruajnë shijen dhe origjinalitetin e lëngjeve të frutave, duke e bërë produktin të pëlqyer edhe në tregjet e pa eksploruara më herët për prodhuesit kosovarë. Dërgesat e para të produkteve të reja janë nisur javën e kaluar, ndërsa pritet që në muajt në vijim të këtë edhe më shumë produkte të reja të pranishme në tregjet e huaja. Ne këndvështrimin biznesor, kjo është një arritje e madhe jo vetëm për një biznes kosovar por edhe për vetë ekonominë kosovare. Qasja në tregje të mëdha do t’ju ofroje prodhueseve mundësi më të mëdha për investime në vend, punësim lokal dhe rritje ekonomike të vendit. Ky trend që ka filluar me Fluidi mund të sjellë përfitime të mëdha për të gjithë, duke e krijuar kështu një mundësi të mirë edhe për prodhuesit e tjerë kosovare për pjesëmarrje në tregjet e huaja, duke konkurruar kështu me kualitetin e prodhimeve te atyre vendeve.

Slide

Të Ngjashme

Slide

29 Maj, 2018

Jaffa Champion,
brend i shijes fantastike.

29 Maj, 2018

Më e mira kudo dhe kurdo!

Slide


PRODUKTET

KONTAKTI

HARTA E VENDIT

Jaffa Champion

Zujinski Str, nr: 5
17523 Presevo, Serbia

Extra Fluidi

Cheeta

T. +383 (0)45 925 555
+377 (0)45 925 555

Fix. +381 669 142 420
E. info@fluidi.net

© Copyright Fluidi Corporation