Kompania

Miresevini ne faqen e kompanise tone Fluidi!

FLUIDI ka filluar prodhimin e saj në shtator të vitit 1994, me prodhimin e “Extra lëngjeve” të gaziruara në ambalazhë plastike 1,5 l, duke i plasuar me sukses kryesisht në tregun vendor. Me rritjen e kërkesave FLUIDI ka bërë rritjen e kapaciteteve të saja duke lansuar teknologjinë më bashkohore nga shtetet e zhvilluara. Kështu, në vitin 1997 FLUIDI ka lansuar linjën për prodhimin e lëngjeve të pagaziruara në foli alumini prej 0,2l, si dhe teknologjinë për prodhimin e ambalazhës plastike.

Edhe përkundër rrethanave të vështira dhe konkurencës së madhe, FLUIDI ka tejkaluar standardet e kualitetit dhe ka bërë emër tek konsumatorët e saj, duke e zgjeruar dita ditës tregun.
Se kompanija e FLUIDI-t e mban hapin me kohën këtë më së miri e tregon sensi për investime, që rezultoi me investimin për lansimin e linjës për prodhimin e lëngjeve të dendura me ambalazhë qelqi 0,2l në vitin 2003. Në këtë vit konsumatorët patën kënaqësinë të shijojnë “ Jaffa Champion”-in dhe ky kualitet u mirëprit nga konsumatorët vendor, por poashtu e ngacmoi shijen dhe zgjoi kërshërinë dhe interesimin e konsumatorëve të huaj. Kështu që shumë shpejt brendi i “Jaffa Champion”-it u gjend nëpër lokalet më të njohura në trgun e Zvicrrës, ku u pranua jashtëzakonisht mirë. Në të njëjtën kohë Jaffa po e vërshonte edhe trgun e Maqedonisë dhe Shqipërisë, e tash së fundi po depërton edhe në tregun e Anglisë, por nuk do të ndalet aty sepse “Jaffa Champion”-i së shpejti do të ndodhet në shumë tregje jashtë kufijve tanë!

Exportuesi nr.1

Vitin 2o13 Kompania Fluidi e kurorzon me marrjen e cmimit si eksportuesi nr.1 ne vend.

Me vitin 2007 Fluidi eshte certifikuar me certifikatat Iso 9001-2000 dhe Cac/Rcp 1-1969.

Gjate ketij viti, Fluidi hapi fabriken e pare ne Gjilan, duke lansuar teknologjine me moderne per prodhimin e langjeve te lincesuara nga RC “Royal Crown Cola International”.

Fluidi ka filluar veprimtarine e vet ne vitin 1994. Edhe perkunder periudhave te veshtira, ka arritur qe te qendroje dhe poashtu te rritet ne tregun vendor dhe rajonal.

Në vazhdën e zhvillimit dhe përparimit ekonomik në vitin 2004 FLUIDI bëri një investim të madh, duke hapur fabrikën e re në Gjilan Kosovë, ku e lansoi teknologjinë më të fundit për prodhimin e lëngjeve të licensuara RC. Kompanija amerikane “Royal Croën Cola International” pati simpati ndaj të arriturave të FLUIDI-t dhe i dha licencën për prodhimin e RC Colës dhe RC brendeve tjera, me të drejtë distribuimi në 4 shtete: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Sërbi.
Në aktivitetet e analizës së pikave kritike te kontrollit të hazardit të produkteve dhe sistemin e menaxhimit me kualitetin e produkteve, FLUIDI ka arritur që në fillim të vitit 2007 të sertifikohet me standardet HACCP dhe ISO 9001:2000. Pra intenca e FLUIDI-t për ofrimin e një produkti origjinal dhe më të mirë, ishte dhe do të mbetet ndër detyrat më kryesore për të cilat do ti sakrifikojë të gjitha resurset e saja njerëzore dhe materiale.

FILIALAT TONA

Klikoni ne butonin me poshte dhe shikoni filialat tona, ne rajon, Europe dhe Amerike.

CERTIFIKATAT TONA

Fluidi Inc. eshte certifikuar nga ISO 9001:2000 dhe HACCP,
si partner i arte.

Shiko Certifikatat

HAPAT E PRODHIMIT

Shikoni hapat e prodhimit te langjeve tona, prej vjeljes se frutave deri te shperndarja neper depo.

ZYRET TONA

Shikoni lokacionet ku ne gjindemi, per qdo sugjerim, aplikim per pune apo edhe per kontraktim distribuimi, lirisht mund te na drejtoheni.

Shiko zyret tona